Politike

Protesta në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë 3 deputetë demokratë

Mësohet se komisioni i mbledhur në orën 14:30 ka përjashtuar deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

3 Nëntor 2023, 15:54 Nga I.A
Protesta në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë
Kuvendi

TIRANË-Komisioni i Etikës i mbledhur online ditën e sotme ka vendosur për të përjashtuar me 10 ditë 3 deputetë demokratë. Mësohet se komisioni i mbledhur në orën 14:30 ka përjashtuar deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Deputetët demokratë krijuan kaos një ditë më parë në seancën plenare, aty ku nuk mungoi as një tymuese dhe as konfliktet fizike. Ashtu në kaosin e krijuar Parlament, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla çeli seancën ndërsa deputetët socialistë në këmbë dhe me kartonin jeshil vijuan të miratonin të gjithë projektligjet e rendit të ditës pa debat apo diskutim./Dosja.al

ervin salianji petrit doda edmond spaho

Sondazh

Poll