Politike

Aksioni i opozitës 'hakmarrje' për akuzat ndaj tij dhe arrestimit të Malltezit? Ja si përgjigjet Berisha

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se Rama ndërmori aktet kundër tij kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën.

3 Nëntor 2023, 12:16 Nga A.B
Aksioni i opozitës 'hakmarrje' për akuzat ndaj tij dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohoi akuzat se aksioni i opozitës ka nisur pas arrestimit të Malltezit dhe akuzave që janë ngritur ndaj tij nga SPAK. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se Rama ndërmori aktet kundër tij kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën.

DEKLARATA E BERISHËS:

Së treti, mashtrimi i paskrupullt i tellallëve dhe zyrtarëve të qeverisë, se kjo që ndodh ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, është një gënjeshtër e turpshme. Kjo është shpallur përpara se Edi Rama të shpallë masat. Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën, e kuptoi se PD sot në këmbë është e vendosur të përmbysë regjimin e tij. Edi Rama ka ecur i sigurt, se ka pasur në kontroll opozitën shqiptare. Ai e pa gjatë muajit të fundit se ky kontroll dhe pasojat e përçarjes së tij morën fund.

Dhe ky është shkaku i tronditjes së tij gjer në palcë. Ai e di se këtë opozitë nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë pa realizimin e qëllimeve të saj, rikthimin e votës së lirë të shqiptaërve. Ai e di mirë se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë. Ai e di mirë se sot opozita nuk mund të kontrollohet më prej tij, nuk i nënshtrohet me asgjë tjetër përveç ligjeve të vendit dhe është shndërruar në dy muaj në tmerrin e vërtetë të tij.

sali berisha

Sondazh

Poll