Politike

Tensionet në seancë, PS mbledh firmat për përjashtimin e deputetëve të PD

Pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës.

3 Nëntor 2023, 11:17 Nga A.B
Tensionet në seancë, PS mbledh firmat për përjashtimin e
Kuvendi

TIRANË- Pas tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, socialistët po mbledhin firmat për të kërkuar përjashtimin e deputetëve të opozitës që u përfshinë dje në kaos. Firmat e tyre do të dërgohen në Komisionin e Etikës, e cila do të marrë vendimin përfundimtar. 

Pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës.

Një prej deputetët për të cilët do të kërkohet përjashtimi është Ervin Salianji, i cili u bë dje protagonist në sallën e Kuvendit, ku hodhi dhe tymuese. 

Deputetët demokratë krijuan kaos një ditë më parë në seancën plenare, aty ku nuk mungoi as një tymuese dhe as konfliktet fizike. Ashtu në kaosin e krijuar Parlament, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla çeli seancën ndërsa deputetët socialistë në këmbë dhe me kartonin jeshil vijuan të miratonin të gjithë projektligjet e rendit të ditës pa debat apo diskutim./Dosja.al

kuvendi i shqiperise partia socialiste

Sondazh

Poll