Politike

Basha kërkoi përjashtimin e gjyqtarit të statutit të PD/ Përfaqësuesi i Bardhit: Duan zvarritjen e çështjes

Ai u shpreh se shtyrja e seancës është skandaloze, ndërsa thotë se kanë kërkuar pezullim të këtij gjykimi, pasi sipas tij fillimisht duhet të japë Gjykata e Lartë një vendim mbi cështjen se kujt i takon vula e partisë, Bashës apo Berishës.

3 Nëntor 2023, 10:39 Nga r.ll
Basha kërkoi përjashtimin e gjyqtarit të statutit të PD/
marash logu

TIRANË- Përfaqësuesi i Gazment Bardhit në gjyqin për statutin e PD-së, Marash Logu tha për mediat se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është e turpshme dhe e paligjshme.

“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit. Frika që kanë përfaqësuesit e Bashës i shty sot të bëjnë aktin e radhës të turpshëm dhe të paligjshëm për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit”, tha Logu.

Ai u shpreh se shtyrja e seancës është skandaloze, ndërsa thotë se kanë kërkuar pezullim të këtij gjykimi, pasi sipas tij fillimisht duhet të japë Gjykata e Lartë një vendim mbi çështjen se kujt i takon vula e partisë, Bashës apo Berishës.

“Kërkojnë gjëra që i kanë, janë manovra që ky proces të mos shkojë deri në fund dhe gjykata të mos dalë më vendimin që pritet të dalë, që është pezullimi procesit derisa të zgjidhet në gjykatë. Bëjnë që ky proces të shtyhet sa më shumë, ishte zoti Krischbaum që anonçoi diçka skandaloze që tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë, që e përgënjeshtroi Gjykata e Lartë. Është e katërta herë që shtyhet, që është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidh në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, tha ai.

Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të grupit të vulës së Lulzim Bashës për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntor. Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë në gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente. Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës. 

gjyqi per pd statuti i pd marash logu

Sondazh

Poll