Politike

Gjyqi për PD/ Sefa: Kërkuam dokumentin e mbledhjes për Këshillin Kombëtar të grupit të Bardhit

Sefa u shpreh se gjykata nuk pranoi ta kërkonte këtë dokument, ndaj në seancën e sotme ata kanë kërkuar përjashtimin e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.

3 Nëntor 2023, 10:23 Nga r.ll
Gjyqi për PD/ Sefa: Kërkuam dokumentin e mbledhjes për
indrit sefa

TIRANË- Pas shtyrjes së seancës gjyqësore për statutin e PD, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa tha për mediat se në gjykatë ata kërkuan që të shfaqej dokumenti që mbledhja e këshillit kombëtar online e grupit Bardhi është realizuar.

Sefa u shpreh se gjykata nuk pranoi ta kërkonte këtë dokument, ndaj në seancën e sotme ata kanë kërkuar përjashtimin e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.

“Sot kemi kërkuar dokumentacionin në lidhje me zhvillimin e Këshillit Kombëtar imagjinar dhe online. Ne nuk kemi kërkuar asgjë tjetër, duam dokumentacionin e paraqitur dhe të presupozuar që ekziston. Asgjë më shumë. Ne duam që palët që janë në proces të vërtetojnë se ky Këshill Kombëtar imagjinar, është zhvilluar apo jo. Gjykata vendosi që në një mënyrë absurde, që këtë dokumentacion të mos e kërkojë. Për këtë arsye në kërkuam përjashtimin e gjyqtarit të çështjes për njëanshmëri në procesin civil. Në këtë moment do të paraqesim edhe kërkesën për përjashtim, bashkë me provat.

Në ditët në vijim do shikojmë kujt gjykatë tjetër do i lihet kjo çështje për të shqyrtuar kërkesën tonë. Është absurde të vish në një proces gjyqësor e të mos paraqesësh dokumentacionin e kërkuar në shqyrtimin e kësaj çështje. Ne kemi dyshime të arsyeshme se ajo mbledhje nuk është bërë kurrë”,-tha Indrit Sefa.

Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të grupit të vulës së Lulzim Bashës për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntorit. Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë në gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente. Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës. 

indrit sefa statuti i pd gjyqi per pd

Sondazh

Poll