Politike

"Të përmbushet urdhri i Gjykatës Kushtetuese"/ Celibashi: Partitë dhe Kuvendi duhet të vendosin për votën e diasporës

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që të të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’.

3 Nëntor 2023, 11:48 Nga r.ll
"Të përmbushet urdhri i Gjykatës Kushtetuese"/
ilirjan celibashi

TIRANË-Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot për mediat lidhur me procesin e zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Kryekomisioneri tha se partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës.

Ai tha se nëse urdhëri i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin.

"Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin."- tha Celibashi.

Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’. Kjo shoqatë çoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

Po ashtu kryekomisioneri i KQZ tha se partitë politike duhet të vendosin ‘tani’ edhe një lidhje me të ardhmen e votimit elektronik.

'Partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të vendosin tani në lidhje me të ardhmen e votimit elektronik. Nëse kanë interes ta shtrinë do të duhet të vendosin tani dhe do të duhet që fondet të vihen në dispozicion të KQZ-së sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë një sfilitje nga çdo pikpamje përgatitja e votimit elektronik për zgjedhjet e fundit lokale.'- tha Celibashi.

Ai foli gjithashtu edhe për koston e votimit të diasporës dhe për koston e votimit elektronik në Shqipëri. Celibashi u shpreh se 2.1 milionë euro, janë llogaritur pa koston e votimit me postë, ndërsa votimi elektronik në 5 qarqet ku janë votuesit më të mëdhenj llogaritet në 22.6 milionë euro.

"2.1 mln euro votimi nga jashtë, pa llogaritur kostot e votimit me postë, pasi varet nga kostot e sherbimit postar te vendit specific. Votimi elektronik brenda vendit kosto 22,6 milionë euro. Partitë politike duhet të vendosin bashkë më qeverinë nëse ja vlen nje votim i tillë apo jo. 22,6 milionë euro për votimin elektronik në disa prej bashkitë kryesore, 5 qarqe ku janë edhe votusit më të mëdhenj, si Tirana, Durrësi, Lezha, Fieri dhe Elbasani. Nëse shtrihet në gjithë territorin shkon rreth 30 milionë euro votimi elektronik", përfundoi Celibashi.

ilirjan celibashi vota e diaspores

Sondazh

Poll