Aktualitet

Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro/ Emiljano Burba, mik i Aldo Bares, tentoi trafikimin e 300 kg drogë në Malin e Zi

Emiljano Burba, i cili ishte banues në Tiranë, akuzohet se tentoi të trafikojë 300 kg kanabis, me destinacion Austrinë më 17 shtator 2023.

3 Nëntor 2023, 11:28 Nga r.ll
Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro/ Emiljano Burba, mik i Aldo
Aldo Bare

TIRANË-Emiljano Burba, 55-vjeç është vë në pranga tre ditë më parë, pasi dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë tentoi të trafikonte rreth 300 kg drogë përmes doganës së Malit të Zi në Itali.

Burba ishte në kërkim që prej datës 17 shtator, dhe u arrestua në qytetin e Sarandës, para tre ditësh. 

Emiljano Burba dhe e shkuara e tij kriminale 

Emiljano Burba njihet si miku i Aldo Bares dhe në shkurt të këtij viti u sekuestruan dy resorte në vlerë 3 mln euro, të cilat dyshohet se vinin nga veprimtaria kriminale e 55-vjeçarit të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim, për trafik droge. Gjykata sekuestroi konkretisht 2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.

Emri i 55-vjeçarit u mësua pikërisht 9 vite më parë, teksa një njoftim i policisë bënte me dije se ishte arrestuar për qëllime ekstradimi. Burba në kohën kur pretendohej se kishte konsumuar veprën penale, që daton një operacion të forcave të policisë italiane në vitin e largët 2006, ai konsiderohej si krahu i djathtë i Aldo Bares, por më pas Gjykata e Torinos nuk mundi ta mbante në qeli.

Emiljano Burba, i cili ishte banues në Tiranë, akuzohet se tentoi të trafikojë 300 kg kanabis, me destinacion Austrinë më 17 shtator 2023. Ai u ndalua nga policia në qytetin e Sarandës. Droga u zbulua në një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë. Pas gjetjes së drogës u arrestuan baba e bir, përkatësisht shtetasit me iniciale I. O. dhe K. O.

emiljano burba aldo bare

Sondazh

Poll