Aktualitet

I moshuari në Durrës u sulmua nga qeni pitbull, policia vë në pranga pronarin e kafshës

44-vjeçari i cili kishte braktisur qenin që sulmoi rëndë 84-vjeçarin akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”. 44-vjeçari i cili kishte braktisur qenin që sulmoi rëndë 84-vjeçarin akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

3 Nëntor 2023, 11:13 Nga r.ll
I moshuari në Durrës u sulmua nga qeni pitbull, policia vë
foto e qenit

DURRËS- Një qen pitbull sulmoi një të moshuar para dy ditësh në Durrës, ndërsa ditën e sotme policia ka vënë në pranga pronarin e kafshës.

44-vjeçari i cili kishte braktisur qenin që sulmoi rëndë 84-vjeçarin akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Braktisi qenin e tij Pitbull, i cili sulmoi në rrugë dhe dëmtoi një 84-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një 84-vjeçar që ishte sulmuar në rrugë, nga qen të llojit Pitbull, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

qeni pitbull sulmon të moshuarin

Sondazh

Poll