Aktualitet

Përkeqësimi i motit/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve dhe tragetet do të jenë gjithashtu në lundrim.

3 Nëntor 2023, 10:12 Nga r.ll
Përkeqësimi i motit/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe
foto ilustruese

VLORË- Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë ndaluar të lundrojnë ditën e nesërme, duke filluar nga ora 09:00.

Sipas njoftimit, drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve dhe tragetet do të jenë gjithashtu në lundrim. Ndërsa, përmirësimi i situatës pritet pas orës 20:00 datë 4 nëntor 2023.

moti i keq ne vlore

Sondazh

Poll