Aktualitet

U kap me armën e zjarrit gati për qitje, arrestohet 44-vjeçari në Peqin (EMRI)

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte 44-vjeçari. Ky i fundit ishte me precedentë kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.

3 Nëntor 2023, 11:05 Nga r.ll
U kap me armën e zjarrit gati për qitje, arrestohet 44-vjeçari
foto ilustruese

PEQIN-Një 44-vjeçar nhë Peqin ka përfunduar në pranga pasi u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletën gati për qitje. 

Arrestimi i Fatmir Dehimës u bë në fshatin Fatisha, pasi u ndalua për kontroll automjeti, u policia i gjeti me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte 44-vjeçari. Ky i fundit ishte me precedentë kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Peqin/Operacione të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca policore, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Fatisha".

Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Fatisha".

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi F. D., 44 vjeç, banues në lagjen "Teqe", Peqin.

Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

fatmir dehima

Sondazh

Poll