Aktualitet

Atentati në Bathore/ Hida u qëllua me armë në lokal, autorët dinin çdo lëvizje të tij, DYSHIMET bien mbi të shkuarën e vëllait

Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin edhe lëvizjet e tij, por edhe lokalin ku Hida e frekuentonte shpesh.

3 Nëntor 2023, 09:59 Nga A.B
Atentati në Bathore/ Hida u qëllua me armë në lokal,
Foto ilustruese

TIRANË- Agim Hida u qëllua me armë zjarri në këmbë nga një prej autorëve. Ky është detaji më i ri që ka dalë në pah pas plagosjes së mbrëmshme që ndodhi në zonën e Bathores. 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa Hida raportohet se ka qenë duke pirë kafe në lokalin ku edhe ndodhi ngjarja ku dy autorët që lëviznin me motor kanë ndaluar ndërsa njëri prej tyre i është afruar afër dhe e ka qëlluar në këmbë.

Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin edhe lëvizjet e tij, por edhe lokalin ku Hida e frekuentonte shpesh. Identifikimi i autorëve rezulton të jetë i vështirë për grupin hetimor për shkak se ata kanë qenë të dy të maskuar ku njëri kishte rolin e qitësit dhe tjetri shofer i motorit që më pas përdorën për tu larguar.

Dyshimet lidhen edhe me të shkuarën e Hidës. Vëllai i tij, Flamur Hida, vite më parë akuzohej se ka vrarë një person në zonën e Yzberishtit. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me plagosjen që ndodhi një natë më parë./Dosja.al

agim hida plagosje ne bathore flamur hida

Sondazh

Poll