Aktualitet

VIDEO/ Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet Ermir Tufa, Policia: Person me rrezikshmëri të lartë

Policia në njoftimin për media, bën me dije se 31-vjeçari Tufa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

2 Nëntor 2023, 16:39 Nga I.A
VIDEO/ Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet Ermir
Policia

KRUJË- Autori i dyshuar i vrasjes së Shkëlzen Kastratit, Ermir Tufa është arrestuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se Tufa është vënë në pranga nga Policia Operacionale në Krujë. Policia në njoftimin për media, bën me dije se 31-vjeçari Tufa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndaj tij është vendosur nga Gjykata e Fierit, masa e sigurisë arrest me burg.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokalizimi". Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi". Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me paramendim", pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Si ndodhi krimi?

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit në 2021 pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

shkëlzen kastrati ermir tufa

Sondazh

Poll