Sport

Izraeli do të luajë dy ndeshje kualifikuese të “Euro 2024”, në Hungari...

Të dyja ndeshjet është vendosur që të luhen në qytetin Felcsút të Hungarisë.

2 Nëntor 2023, 12:39 Nga DOSJA
Izraeli do të luajë dy ndeshje kualifikuese të “Euro

ZVICER - Dy ndeshje të kombëtares izraelite, që llogariten për kualifikimet për “Euro 2024” janë zhvendosur në Hungari, njoftoi UEFA të martën. Asnjë takim nuk mund të organizohet në tokën izraelite për arsye sigurie për shkak të kontekstit aktual.

Dy ndeshjet e kombëtares izraelite, e cila do të përballet me Zvicrën më 15 nëntor dhe më 18 nëntor me Rumaninë për “Euro 2024”, janë duke u zhvendosur, njoftoi UEFA të martën. Të dyja ndeshjet është vendosur që të luhen në qytetin Felcsút të Hungarisë.

Para këtyre dy datave, kombëtarja izraelite do të udhëtojnë për në Kosovë më 12 nëntor, thuhet në faqen e UEFA-s. Ky udhëtim, i planifikuar fillimisht për 15 tetor, gjithashtu ishte shtyrë, pasi autoritetet izraelite kishin ndaluar ekipin e tyre kombëtar të udhëtonte jashtë vendit. Izraeli do t’i përfundojë kualifikimet për “Euro 2024” më 21 nëntor në Andorra. Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Izraeli është në vendin e 3-të në Grupin “I”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll