Sherri për pronën në Kepin e Rodonit, Prokuroria kërkon lirimin e Mark Frrokut
Mark Frroku DURRËS-Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar për konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Kepin...
Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.
GJERMANI- Daja i personit që mbeti i plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë në Hamburg, ku 4 persona humbën jetën ka zbuluar detaje rreth viktimave. Luan Cemenja ka treguar në një intervistë për Report Tv se i plagosur ka mbetur nipi i tij Alfred Dija dhe 2 prej 4 viktimave janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka.
Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.
Luan Cemenja: Quhet Alfred Dija nga mati. Është ende në gjendje kome, parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga Selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani. Mundësia është pak, një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi.
Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike. Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë./Dosja.al
Mark Frroku DURRËS-Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar për konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Kepin...
Pamje nga aksidenti LEZHË- Një aksident raportohet se ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç ku për pasojë ka mbetur e lën...
Lefter Maliqi TIRANË- Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, Lefter Maliqi. Ai është thirrur nga struktura antikorrupsio...
Policia TIRANË- Tetë persona janë vënë në pranga nga Policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia b&...
albert zorba GJERMANI- Albert Zorba, 31-vjeçari nga Elbasani, është një nga punëtorët shqiptarë që humbi jetë...
SPAK TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se janë mbyllur hetimet për Flori Palin, Anita Adilaj dhe Fredi Palin dhe e dërgimi...
Foto ilustruese GREQI- Shqiptari Jani Zoto nuk është autori i vrasjes së 43-vjeçares në Greqi. Policia greke ka zbardhur vrasjen...
mjegulla ne kukes KUKËS- Mëngjesin e sotëm qyteti i Kukësit është zgjuar me mjegull të dendur, pas reshjeve të shiu...
Pallati GJERMANI- Ka shkuar në 4 numri i shqiptarëve që kanë ndërruar jetë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Hamb...
foto nga Shkodra SHKODËR- Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë pasdites. N&eu...