Aktualitet

Ishte thirrur sot në SPAK, shtyhet marrja në pyetje e kryebashkiakut të Kamzës në SPAK

Shkak mësohet se është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë.

1 Nëntor 2023, 12:27 Nga A.B
Ishte thirrur sot në SPAK, shtyhet marrja në pyetje e kryebashkiakut
Rakip Suli

TIRANË- Shtyhet për në 6 nëntor marrja në pyetje e kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme.

Kryebashkiaku Rakip Suli do paraqitet në SPAK në orën 11:00. Shkak mësohet se është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë.

Marrja në pyetje e tij ishte planifikuar ditën e sotme në ambientet e SPAK, ku pritej të jepte shpjegime ne lidhje me një hetim për shpërblimet e tërmetit. Në datën 11 shtator është depozituar një kallëzim ndaj kryebashkiakut socialist nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion./Dosja.al

rakip suli

Sondazh

Poll