Aktualitet

Sherri për pronën në Kepin e Rodonit, Prokuroria kërkon lirimin e Mark Frrokut

Të arrestuarit në polici për ngjarjen e së dielës janë: banorët e fshatit Shetaj: Bajram Kaculi, Erjon Reka, Ylli Reka dhe Orgito Reka, si dhe përfaqësuesit e kishës françeskane: Mark Frroku, Antonio Lazari, Martin Lazeri dhe Pal Doda.

1 Nëntor 2023, 11:29 Nga r.ll
Sherri për pronën në Kepin e Rodonit, Prokuroria kërkon
Mark Frroku

DURRËS-Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar për konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Kepin e Rodonit, për çështje pronësie, konflikt që degradoi deri në të shtëna me armë.  Ndërkohë prokuroria duket se i ka lehtësuar akuzat ndaj 8 personave të ndaluar, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Sipas “Ora News” prokuroria ka kërkuar për të gjithë të ndaluarit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun dhe të gjithë personat e arrestuar për “Vetëgjyqësi”, “Përkrahje autori” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Ndërsa vetëm për Besnik Tomën, truprojen e Frrokut, i cili është shpallur dhe në kërkim pasi është dhe personi që ka qëlluar me armë zjarri në këtë konflikt të ndodhur më 28 tetor është kërkuar arrest në burg në mungesë, pasi ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe kanosje me armë.

Të arrestuarit në polici për ngjarjen e së dielës janë: banorët e fshatit Shetaj: Bajram Kaculi, Erjon Reka, Ylli Reka dhe Orgito Reka, të akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”. Si dhe përfaqësuesit e kishës françeskane: Mark Frroku, Antonio Lazari, Martin Lazeri dhe Pal Doda, të akuzuar për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Kujtojmë se Frroku ka deklaruar para hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush. Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

mark frroku

Sondazh

Poll