Aktualitet

Lefter Maliqi paraqitet në SPAK: Paraqita provat për krimet zgjedhore

Ai do të japë deklarime për kallëzimet për krime zgjedhore.

1 Nëntor 2023, 11:25 Nga A.B
Lefter Maliqi paraqitet në SPAK: Paraqita provat për krimet zgjedhore
Lefter Maliqi

TIRANË- Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, Lefter Maliqi. Ai është thirrur nga struktura antikorrupsion, për disa nga kallëzimet që ka depozituar pranë kësaj strukture.

Ai do të japë deklarime për kallëzimet për krime zgjedhore.

Në një dalje për mediat pas dëshmisë, Lefter Maliqi u shpreh se u ka paraqitur prokurorëve prova dhe fakte për abuzimet dhe asfaltin elektoral në Kuçovë nga kryebashkiaku socialist Kreshnik Hajdari. Maliqi shprehu besimin se SPAK do të rrëzojë Hajdarin teksa theksoi se do t’i marrë mandatin që e ka rrëmbyer padrejtësisht në Bashkinë e Kuçovës.

Maliqi ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore. Më 21 korrik, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave./Dosja.al

lefter maliqi

Sondazh

Poll