Aktualitet

Humbi jetën në kantierin në Gjermani, identifikohet një nga punëtorët shqiptarë

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.

1 Nëntor 2023, 10:11 Nga r.ll
Humbi jetën në kantierin në Gjermani, identifikohet një nga
albert zorba

GJERMANI- Albert Zorba, 31-vjeçari nga Elbasani, është një nga punëtorët shqiptarë që humbi jetën tragjikisht pas shembjes së skelës nga kati i tetë ku ato po punonin në Hamburg. 

Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg. Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.  Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën, por trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga rrënojat vetëm mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në HafenCity dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori. Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë./Dosja.al

albert zorba

Sondazh

Poll