Politike

"E keni bërë burg"/ Dy deputetë të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Gjergji: Keni mbyllur deputetët në ashensor

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet teksa kjo e fundit e quan të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor.

1 Nëntor 2023, 13:31 Nga r.ll
"E keni bërë burg"/ Dy deputetë të opozitës
foto nga konferenca e kryetareve

TIRANË- Vetëm dy deputetë nga opozita janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa të tjerët janë korridorin e selisë së Kuvendit, ku garda nuk lejon hyrjen e tyre në sallë. 

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji janë dy deputetët që po ndjekin mbledhjen. 

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet teksa kjo e fundit e quan të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor.

“Deputetët janë jashtë, i keni mbyllur në ashensor brenda! Nuk lejohet të futet në mbledhje Gazment Bardhi, të cilin e keni ftuar! Buxheti është një turp që e diskutoni pa opozitën prezent. Po mohet e drejta e fjalës! Turp!”- shprehet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në shenjë proteste ka qëndruar në këmbë, ndërsa dëgjohet të thotë se e keni shndërruar në “burg” Kuvendin. Ai u shpreh se kjo nuk është një situatë normale, duke shtuar se opozita spo kërkon asgjë të veçantë, por vetëm të drejtat që i përcakton Kushtetuta.

“Kjo nuk është një situatë normale, nuk është një mbledhje normale. Ju e shikoni, keni experience parlamentare. Opozita nuk po kërkon asgjë të veçantë, thjesht atë që na jep Kushtetuta. Po kërkon Komisionet Hetimore, të jetë pjesë pjesëmarrëse në hartonin e Reformës Zgjedhore, nuk mund të vendosni ju kush është opozita e Shqipërisë. Kanë vendosur shqiptarët, janë mandate të marra në një betejë shumë të fortë. Ne mandatet tona do t’i mbrojmë”, tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj zheni gjergji opozita ne kuvend

Sondazh

Poll