Sport

Lothar Matthaus kundër “Topit të Artë”: “Votimi është një farsë!”... Ylli argjentinas Leo Messi, si shembujt e “galaktikëve”

“Pleshti” ka fituar me të njëjtin kriter si “galaktikët” Ronaldo dhe Zidane, gjermani Lothar Matthaus është kundër…

1 Nëntor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Lothar Matthaus kundër “Topit të Artë”: “Votimi

FRANCE - Leo Messi me të vërtetë bëri histori pasi fitoi një "Topin e Artë" të ri dhe shifrat e argjentinasit, që nuk po luan më në një ligë të lartë në Evropë, janë vërtet të jashtëzakonshme. Megjithatë, Messi ka edhe sfidues: Lothar Matthaus beson se Erling Haaland e meritoi trofeun më të lakmuar dhe se votimi është një farsë…

Sulmuesi norvegjez e mbylli sezonin e fundit me më shumë gola se ndeshje si në Champions, ashtu dhe në Premier League. Ai fitoi kampionatin, FA Cup dhe Championsin, por nuk i mjaftoi.

“Për gjithë vitin Haaland ka bërë më mirë se Messi. Trofeu nuk është i merituar. Ky është demonstrimi se Botërori vlen më shumë se gjithçka. Sipas meje askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me Cityn me rekord golash. Votimi është një farsë edhe pse unë gjithmonë kam qenë tifoz i Messit,”- tha ai.

Leo Messi si Matthaus dhe Zidane…

Vetëm gjashtë lojtarë të tjerë mund të mburren se kanë fituar “Topin e Artë” dhe Kupën e Botës në të njëjtin sezon. Pasi u bë kampion bote me Argjentinën, Leo Messi ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj, si braziliani Ronaldo, apo i ndjeri Bobby Charlton.

I fundit që arriti një sukses të ngjashëm me atë të Leo Messit ishte italiani Fabio Cannavaro, "Topi i Artë" dhe kampion bote me Italinë në vitin 2006.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll