Politike

Kryemadhi takohet me drejtorin e institutit amerikan: LSI e angazhuar për një reformë të vërtetë zgjedhore

29 Tetor 2019, 17:25 Nga DOSJA
Kryemadhi takohet me drejtorin e institutit amerikan: LSI e angazhuar për

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga ish-deputetët, Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi ka zhvilluar sot në takim me Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan.

Kryemadhi ka publikuar në Facebook dhe një foto nga ky takim ku shkruan se  ka diskutuar mbi rëndësinë themelore për që ka demokracia për votën e lirë. “Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, shkruan kryetarja e LSI.

POSTIMI I PLOTË

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes.

Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi reforma zgjedhore robert benjamin monika kryemadhi reforma zgjedhore robert benjamin

Sondazh

Poll