Politike

Lufta e ftohtë në PS, Veliaj e Suli i tregojnë ‘dhëmbët’ Kajmakut: Të ndahet Vora… propozimi sekret për strukturat

29 Tetor 2019, 16:09 Nga DOSJA
Lufta e ftohtë në PS, Veliaj e Suli i tregojnë

TIRANË– Në kohën që kryebashkiaku i djegur i Vorës, Agim Kajmaku luftonte me drejtësinë për të fshehur gjurmët, maxhoranca diskutonte të ardhmen e Bashkisë Vorë.

Menjëherë pas daljes së dokumentit që konfirmonte fajësinë e Kajmakut, u hodh një propozim i papritur. Bashkia e Vorës, sipas propozimit, nuk do të ekzistojë më. Do të ndahet mes Tiranës dhe Kamzës, duke e ulur në 60 numrin e Bashkive.

Ky propozim u ka shkuar strukturave socialiste lokale, si një projekt që do të marrë aprovimin e tyre. Më pas do të bëhet amendimi në Kuvend i Ligjit për Ndarjen Territoriale Administrative për të ndare kufijtë e Bashkisë.

Erjon Veliaj dhe Rakip Suli janë dy mbështetësit kryesorë të kësaj ideje që është hedhur vetëm 2 javët e fundit në strukturat e PS.

Nuk dihet si e ka pritur këtë propozim kryetari i PS dhe Kryeministri, por është e sigurtë se projekti është bërë gati për t’u shndërruar në amendament dhe për t’u votuar në Kuvend.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku denimi i agim kajmakut ne greqi erjon veliaj ndarja e bashkise se vores rakip suli agim kajmaku denimi i agim kajmakut ne greqi erjon veliaj ndarja e bashkise se vores rakip suli

Sondazh

Poll