Aktualitet

I dehur dhe bëntë "drift" në rrugët e qytetit/ Policia e Korçës vendos në pranga 34-vjeçarin

I riu është parë në rrugën e qytetit duke kryer manovra të paligjshme nën drejtimin e mjetit dhe ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

31 Tetor 2023, 15:22 Nga h.k
I dehur dhe bëntë "drift" në rrugët e qytetit/
Policia Korçë

KORÇË-Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditë e sotme në Korçë, për shkak se ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

I riu është parë në rrugën e qytetit duke kryer manovra të paligjshme nën drejtimin e mjetit dhe ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Policia është duke kryer veprime të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar në unazën e qytetit të Korçës, duke kryer manovra të gabuara, me automjetin tip “Volkswagen”. Pasi është ndaluar nga shërbimet e policisë, 34-vjeçari ka kryer testin e alkoolit dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. S., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe A. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në lagjen nr.3, Pogradec, 41-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. Xh., dhe më pas të dy këta shtetas janë konfliktuar duke i shkaktuar dëmtime të lehta njëri-tjetrit.

-A. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në afërsi të Qafë Thanës, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një kamionçinë tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale."

polica e korces

Sondazh

Poll