Aktualitet

Merr flakë shtëpia në Lezhë, familjarët ndërhynë për të shuar zjarrin para se të mbërrinte zjarrfikësi

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragushë, ndërsa flakët janë neutralizuar nga vetë familjarët të cilët ndodheshin brenda saj dhe kanë ndërhyrë për t'i vënë në kontroll. 

31 Tetor 2023, 11:13 Nga a.l
Merr flakë shtëpia në Lezhë, familjarët
Merr flakë shtëpia në Lezhë

LEZHË- Një banesë në Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragushë, ndërsa flakët janë neutralizuar nga vetë familjarët të cilët ndodheshin brenda saj dhe kanë ndërhyrë për t'i vënë në kontroll. 

Si pasojë e zjarrit për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa po hetohet për shkaqet e tij. 

merr flake shtepia ne lezhe

Sondazh

Poll