Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Gjermani/ Policia e konfirmon: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.

31 Tetor 2023, 15:02 Nga f.i.
Aksidenti i rëndë në Gjermani/ Policia e konfirmon: Tre prej
foto ilustruese

GJERMANI- Sipas policisë, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë, shkruajnë mediat e huaja.Sipas të dhënave të siguruara gjatë hetimit rezulton që viktimat të jenë shqiptarë, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.

Sa i përket detajeve rreth dy viktimave të tjera autoritetet janë ende në pritje, por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë. Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në një kantier të madh ndërtimi në Hamburg, ku si pasojë e rrëzimit të skelës humbën jetën 5 persona. Sipas informacioneve të dpa, një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. 

aksident në gjermani tre shqiptare

Sondazh

Poll