Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Makina përplas për vdekje të miturën 14-vjeçare, shoqërohet shoferi i mjetit

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak në Maliq, ndërsa shoferi i mjetit me iniciale I.K., është shoqëruar në komisariat. 

31 Tetor 2023, 11:17 Nga a.l
E rëndë në Korçë/ Makina përplas për vdekje
Foto ilustruese

KORÇË– Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të martë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Një automjet, në lëvizje e sipër, ka përplasur një të mitur rreth moshës 14 vjeç e cila po dilte nga furgoni. Vajza nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak në Maliq, ndërsa shoferi i mjetit me iniciale I.K., është shoqëruar në komisariat. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident me vdekje ne korce

Sondazh

Poll