Aktualitet

Kaosi dhe përplasja në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e disa deputetëve të PD

Komisioni i Etikës do të mblidhet në orën 15:00 për të marrë një  masë disiplinore për shkak të kaosit dhe tensionit, i cili degradoi edhe në dhunë fizike.

31 Tetor 2023, 13:38 Nga A.B
Kaosi dhe përplasja në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e disa
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka hartuar një listë me disa emra deputetësh të opozitës, për të cilët kërkon të ndëshkohen sipas rregullores, pas sherrit fizik që ndodhi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni i Etikës do të mblidhet në orën 15:00 për të marrë një  masë disiplinore për shkak të kaosit dhe tensionit, i cili degradoi edhe në dhunë fizike.

Deputetë që pritet të ndëshkohen janë ata që ishin në vijë të parë të kaosit. Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.

"Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati" thuhet ndër të tjera.

Kaosi dhe përplasja në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e disa

Ky tension u nis nga deputeti Bledion Nallbati, i cili u konflikt ua fizikisht me deputetin e PS Vullnet Sinaj. Pritet të shihet se cili do jetë ndëshkimi i Disiplinës, për deputetët e PD, të cilët krijuan sherr./Dosja.al

kuvend partia socialiste

Sondazh

Poll