Aktualitet

Dhunoi të dashurën dhe abuzoi seksualisht me të, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Pas kontrolleve në shtëpinë e të riut, policia ka sekuestruar edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

31 Tetor 2023, 11:19 Nga r.ll
Dhunoi të dashurën dhe abuzoi seksualisht me të, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij dhe ka abuzuar seksualisht me të. Mësohet i arrestuari është identifikuar si Enri Gjonaj. Burime bëjnë me dije se i riu dhe vajza ishin në lidhje prej 2 muajsh.

Të dy janë konfliktuar për shkak të një telefonate nga ish e dashura e djalit, njëkohësisht ish-shoqe e vajzës. Konflikti ka degraduar më pas deri në dhunë dhe i riu gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Vajza u dërgua në spital nga vetë djali pasi u ndje keq dhe aty është pyetur për shenjat e dhunës në fytyrë nga mjekët, të cilët sinjalizuan policinë. Gjonaj nuk ka dhënë koment por pas kontrollit të banesës policia konstatoi njolla gjaku dhe kanabis sattiva.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Gj., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

arrestohet 28-vjeçari ne tirane

Sondazh

Poll