Aktualitet

Kampioni Alvin Karaqi PËRLOTET: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin (VIDEO)

Ai uroi të gjithë sportistët e fushave të tjera dhe ato të karatesë të përjetonin të njëjtat emocione fitoreje si ai. 

31 Tetor 2023, 11:06 Nga r.ll
Kampioni Alvin Karaqi PËRLOTET: Për besë u ndjeva si Gjergj
alvin karaqi

TIRANË- Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi është nderuar ditën e sotme me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike".

Karateisti nga Kosova i cili përfaqësoi Shqipërinë, i solli asaj medaljen parë të lorjërave olimpike pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Kampioni u përplot teksa po shprehte falenderimet e tij për familjen dhe trajnerin e tij. Ai uroi të gjithë sportistët e fushave të tjera dhe ato të karatesë të përjetonin të njëjtat emocione fitoreje si ai. 

"Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Faleminderit të gjithëve që më keni ndihmuar, familja, trajneri. Kemi një histori në sport, duket të luftojmë që kjo shqiponjë të jetë krenare. Veç kushteve, duhet edhe ndjenja që i japim njëri-tjetrit. Unë nuk e përjetova medaljen, sepse kur e fitova shkova në punë në spital. Më falni për këto emocione, por uroj që sportistët dhe ata të karatesë ta përjetojnë këtë ndjenjë që po ndjej unë tani", tha Karaqi mes lotësh.

alvin karaqi

Sondazh

Poll