Aktualitet

Vijnë dy letërporositë nga Italia dhe Belgjika për dosjen “Toyota Yaris”

29 Tetor 2019, 16:04 Nga DOSJA
Vijnë dy letërporositë nga Italia dhe Belgjika për dosjen

TIRANË– Kanë ardhur letërporositë nga Belgjika dhe Italia në lidhje me dosjen “Toyota Yaris” duke rihapur hetimet për dosjen e 3.4 milionë eurove që u gjetën në dy makina. Tashmë prokuroria ka një muaj kohë për të administruar dy letërporositë në mënyrë që të futen në dosje.

Ndërkohë më datë 22 tetor Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën paraprake për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, pasi avokatët e dy kushërinjve të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë shprehur se klientët e tyre, nuk kanë pasur dijeni.

Dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi ndodhen jashtë Shqipërisë dhe për ta është lësuar një urdhër arrest ndërkombëtar. Deri tani të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani, dhe Alban Mollaymeri të akuzuar për pastrim parash, grup të strukturuar kriminal si dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje.

Çfarë është dosja “Toyota Yaris”

Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona 2 dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. Katër të arrestuarit në Shqipëri  janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Edhe prokuroria belge po kryen një hetim të sajin për origjinën e parave dhe destinacionin final të tyre por ky hetim mbetet i hapur, ndërsa pak javë më parë ata morën në pyetje në Shqipëri edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Lideri demokrat ishte i pari që foli për miliona euro në sallën e parlamentit, ndërsa asokohe ai ju drejtua Taulant Ballës si personit që ja kishin zbuluar Toyota Yaris me miliona euro. 3.4 milion euro u sekuestruan më 24 qershor 2018 në portin e Durrësit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred vladi elvis vladi toyota me 3.4 mln euro toyota yaris alfred vladi elvis vladi toyota me 3.4 mln euro toyota yaris

Sondazh

Poll