Vidhnin makineri ndërtimi në Itali dhe i sillnin në Vlorë, arrestohet biznesmeni shqiptar me gruan në Itali, si funksionte
28 Tetor 2019, 17:01Nga DOSJA
ITALI– Shtatë persona kanë rënë në pranga mes tyre katër shqiptarë të cilët akuzohen se vidhnin makineri ndërtimi, falsifikonin numri ne tyre të shasisë dhe më pas i dërgonin drej Shqipërisë ku përdoreshin për ndërtime.
Mediat italiane bëjnë me dije se nëntë personat kanë arritur të vjedhin gjashtë makineri të llojit Komatsu, Caterpillar dhe Manitou, që shërbenin për zhvendosjen e dherave. Makineritë e vjedhura, që kapin vlerën e 2 milionë eurove janë dërguar në Vlorë ku përdoreshin nga kompani ndërtimi që zotëron një 47-vjeçar shqiptar (një prej të arrestuavre).
Të njëjtat media shkruajnë më tej se hetimet për operacionin e koduar “Digger” i koordinuar nga prokurori Matteo Centini, nisi në korrik të vitit 2018, teksa një qytetar raportoi një eskavator të ‘braktisur’ në Villanova nel Piacentino.
Qytetari kishte vënë re disa persona rreth makinerisë së llojit “Caterpillar” dhe pas hetimeve zbuloi se mjeti ishte vjedhur në një kantier ndërtimi në Parma. Ekskavatori kishte një numër shasie të rreme dhe ishte fshehur për t’u marrë disa ditë më vonë për transferimin jashtë Italisë.
Kamerat e sigurisë në këtë vend kanë pikasur edhe 47-vjeçarin shqiptar që sipas mediave italiane është një biznesmen i rëndësishëm në Shqipëri dhe partneren e tij, 34 vjeç, e cila gjithashtu ka rënë në prangat e karabinierëve.
Dy prej makinerive të rënda janë rikuperuar nga autoritetet italiane dhe i janë kthyer pronarëve.
(k.m/f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në fund të vitit 2014 Vedati dhe Esra, vëlla e motër me origjinë nga Mitrovica dhe me banim në Zvicër, ikën në Siri, më saktë në atë që atëbotë quhej kalifat os...
TIRANË– Një super operacion është zhvilluar ditën e sotme në doganën e Tiranës.Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se në aksion kanë marrë pjesë 200 f...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për dy të arrestuarit për vdekjen e 25-vjeçarit Ramazan Bata, mbrëmjen e së shtunës në Durr...
DEVOLL- Lokalizohet zjarri që ka rënë në Nikolicë të Devollit. Zjarri i rënë dhe që vazhdonte prej dy ditësh është mundur të lokalizohet nga Forcat e Ushtrisë, ...
TIRANË– Kanë dalë pamjet nga operacioni “Goldfinger”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 3 milion euro pasuri që i përkasin grupit të kreut të kokainës në...
KAVAJË- Pak ditë pas deklaratës se ka marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja, është t...
TIRANË– Eshtë zhvilluar një operacion në Doganën e Tiranës. Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se 200 efektivë të FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Fo...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth kreut të grupit Kriminal në Shkodër, Jetmir Kastratit të cilit iu sekuestruan 3 mln euro pasuri që ...