Aktualitet

Aksidenti me vdekje i 25-vjeçarit në Durrës, Gjykata jep vendimin për dy shoferët

29 Tetor 2019, 13:29 Nga DOSJA
Aksidenti me vdekje i 25-vjeçarit në Durrës, Gjykata jep

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për dy të arrestuarit për vdekjen e 25-vjeçarit Ramazan Bata, mbrëmjen e së shtunës në Durrës.

Mësohet se drejtuesi i furgonit, Ferdinand Totozi  është lënë në burg me afat 20 ditë, ndërsa për drejtuesin e autobusit, Petrit Topalli është dhënë masa detyrim paraqitje.

Totozi dhe Topalli janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas aksidentit për vdekje të 25-vjeçarit Ramazan Bata, në Durrës.

25 vjeçari, Ramazan Bata ishte me motor në momentin që u përplas me autobusin. Pas kësaj përplasje një tjetër makinë në ecje e mori para. Për aksidentin me vdekje të Ramazan Batës, policia arrestoi dy shoferët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne durres arrestohen dy shoferët në durrës ferdinand totozi petrit topalli ramazan bata aksident me vdekje ne durres arrestohen dy shoferët në durrës ferdinand totozi petrit topalli ramazan bata

Sondazh

Poll