Aktualitet

Aksident i rëndë në Devoll, i riu me makinë përplas për vdekje të moshuarën

29 Tetor 2019, 15:47 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Devoll, i riu me makinë përplas

DEVOLL- Një aksident i rëndë është shënuar në Devoll, pasi një 36-vjeçar që drejtonte mjetin e tip Benz ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Sipas informacioneve mësohet se pas aksidentit fatal, është arrestuar në flagrancë shoferi i aksidentit V.H 36 vjeç, kurse Gj.H 75 vjeçe u dërgua në spital, por se ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne devoll policia devoll vdes e moshuara aksident ne devoll policia devoll vdes e moshuara

Sondazh

Poll