Aktualitet

Kontroll ‘blic’ në Doganën e Tiranës, shoqërohen 7 persona, sekuestrohet një pistoletë (VD)

29 Tetor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Kontroll ‘blic’ në Doganën e Tiranës, shoqërohen

TIRANË– Një super operacion është zhvilluar ditën e sotme në doganën e Tiranës.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se në aksion kanë marrë pjesë 200 forca policie. Ndërkaq, janë shoqëruar 7 persona, si dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i Policisë së Shtetit: 

Policia e Shtetit

Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Në vijim të kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësit, mesditën e sotme kontrolli është përqendruar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë.

U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

Ditën e sotme është zhvilluar super operacion në doganën e Tiranës. Mbi 100 efektivë policie kanë shkuar në doganën e Tiranës dhe kanë bastisur çdo zyrë dhe çdo automjet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje pistolete kontroll tek dogana e tiranes operacion tek dogana e tiranes shoqerohen 7 persona gjendet nje pistolete kontroll tek dogana e tiranes operacion tek dogana e tiranes shoqerohen 7 persona

Sondazh

Poll