Aktualitet

Shkuan në Spanjë me paratë e biznesmenit për të parë “El Clasico-n”, dënohet 3 gjyqtarët e Durrësit

29 Tetor 2019, 15:50 Nga DOSJA
Shkuan në Spanjë me paratë e biznesmenit për të

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës, të cilët akuzoheshin për korrupsion. Sipas vendimit të Gjykatës mësohet se tre gjyqtarët, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë marrë dënimin me tre vite burg secili, por duke qenë se u gjykuan me gjykim të shkurtuar ata do të kryejnë vetëm 2 vite burg.

Mësohet se dhe biznesmeni, Namik Sadiku, që kishte dhënë lekët për të parë ndeshjen e “El Clasico-s” në Spanjë është caktuar masa e dënimit për 1 vit burg. Tre gjyqtarët akuzoheshin se kishin përfituar në mënyrë të paligjshme para për udhëtim jashtë shtetit, tashmë kjo akzua është vëtëtuar nga Gjykata.

Prokuroria nga ana e saj kishte ngirtur akuzën së gjyqtarët pasi kishin marrë paratë  kishin dhënë një vendim të favor të biznesmenit Namik Sadiku. Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohen 3 gjyqtaret gjyqtaret e elclasico kliton spahiu namik sadiku petraq dhimitri petrit ceno denohen 3 gjyqtaret gjyqtaret e elclasico kliton spahiu namik sadiku petraq dhimitri petrit ceno

Sondazh

Poll