Aktualitet

Ishte përfshirë nga flakët prej 2 ditësh/ Lokalizohet zjarri në Nikolicë të Devollit, pritet ndërhyrje nga Greqia

29 Tetor 2019, 12:31 Nga DOSJA
Ishte përfshirë nga flakët prej 2 ditësh/ Lokalizohet zjarri

DEVOLL- Lokalizohet zjarri që ka rënë në Nikolicë të Devollit. Zjarri i rënë dhe që vazhdonte prej dy ditësh është mundur të lokalizohet nga Forcat e Ushtrisë, emergjencave bashkë me banorët e zonës. Situata është më ndryshe, por ekziston rreziku për rindezjen e vatrave. Punonjës dhe zjarrëfikës ndodhen në terren, pritet edhe ndërhyrje nga ajri nga Greqia. Nga zjarri janë djegur më shumë se 40 ha bimësi.

Zjarri në pyjet e Devollit nisi më 27 tetor dhe vazhdoi dy ditë rresht. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët. Ndërhyrja e zjarrëfikësve ishte e vështirë për shkak të terrenit malor. Nga zjarri fatmirësisht nuk pati dëme në banese, por vetëm dëme të mëdha në lëndë drusore dhe bimësi.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen pyjet ne devoll zjarr ne devoll digjen pyjet ne devoll zjarr ne devoll

Sondazh

Poll