Aktualitet

Tymi mbulon qytetin e Vlorës, digjet prej 2 javësh fusha e mbetjeve urbane

Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi.

31 Tetor 2023, 08:51 Nga A.B
Tymi mbulon qytetin e Vlorës, digjet prej 2 javësh fusha e mbetjeve
Foto ilustruese

VLORË- Prej gati 2 javësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është e përfshirë nga flakët. Edhe mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar nën petkun e tymit dhe nga era e keqe.

Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi. Edhe pse kjo situatë po vijon prej ditësh ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse. 

/Dosja.al

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll