Aktualitet

Flet administratorja e ndërtimeve në Kepin e Rodonit: Gjykata ka dhënë vendim për vazhdimin e punimeve

Shtjefni shprehet se ata nuk e kanë humbur statusin e qiramarrësit, teksa zbuloi se pala e Provincës Françeskane ka ndërprerë papritur kontratën.

30 Tetor 2023, 15:21 Nga h.k
Flet administratorja e ndërtimeve në Kepin e Rodonit: Gjykata ka
Kepi Rodonit

DURRËS-Ana Shtjefeni administratorja e firmës që po ndërton te Kepi Rodonit ka dhënë detaje për ngjarjen që çoi në konflikt mes dy palëve dhe arrestimin e 8 personave. E ftuar për Euronews Albania ajo tha se Gjykata e Durrësi i ka dhënë të drejt kompanisë së saj për vazhdimin e punimeve. 

Shtjefni shprehet se ata nuk e kanë humbur statusin e qiramarrësit, teksa zbuloi se pala e Provincës Françeskane ka ndërprerë papritur kontratën.

Unë jam administratorja e kompanisë  që ka një kontratë qiramarrje  me provincën françeskane te Kepi i Rodonit. Kontrata ka filluar para 4 viteve. Kemi që prej një viti që kemi probleme me provincën. Një nga problemet është toka e banorit që u konfliktuar dje. Ne në janar të vitit 2023, provinca françeskane në mënyrë të njëanshme dhe pa diskutuar me ne duke nxjerrë pretekstin se nuk paguajmë qiranë prishi kontratën për arsye se ishte e pamundur që të vazhdonim të investonim në një pronë që  kishte paqartësi. Në fillim të janarit iu drejtuam Kadastrës që të na jepte dokumentet e disa pasurive, gjë që nuk po e bënte dhe pse e kishte në kontratë që ta bënte provinca.

Kadastra tha se nuk e bënte dot se SPAK e kishte sekuestruar. Më pas i drejtohemi Gjykatës së Tiranës që del menjëherë me një masë sigurie, ku shprehet se provinca françeskane duhet të pezullojë çdo veprim që ka lidhje me pronën objekt. Në Prill të vitit 2023, provinca del me një padi tjetër që duhet të lirojë pronën për arsye se ka mbaruar afati. Vetë Gjykata e Durrësit shprehet kompania do të vazhdojë të kryejë aktivitetin e vet brenda Kepit të Rodonit dhe të vazhdojë të bëjë punën sipas kontratës. Ne nuk e kemi humbur statusin e qiramarrësit. Me një autorizim provinca françeskane dërgon disa persona për të vëzhguar si pronë dhe menjëherë ka filluar dhuna ndaj nesh. Kanë prish rrjetin elektrik, rrjetin e ujësjellësit, kanë vjedhur dhe kanë shkatërruar”.

mark frroku kepi rodonit

Sondazh

Poll