Aktualitet

Fyerje, diskriminim dhe sulm ndaj dy grave shqiptare në Itali, pas disa muajsh jepet vendimi për autorët

Sulmi ndaj dy grave shqiptare ndodhi majin e kaluar.

31 Tetor 2023, 08:15 Nga A.B
Fyerje, diskriminim dhe sulm ndaj dy grave shqiptare në Itali, pas disa
Policia

ITALI- Dy persona janë arrestuar pasi kanë fyer, diskriminuar dhe sulmuar dy gra me origjinë shqiptare. Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar personat: A.D, 69 vjeç dhe A.D, 23 vjeç.

Sipas asaj që u rindërtua nga policia gjatë hetimeve që çuan në dhënien e urdhrave, dy burrat, majin e kaluar, gjatë një pikniku në kodrat e Salernos, në zonën e Giovit, filluan të drejtojnë fyerje raciste ndaj dy grave shqiptare të cilat ishin aty. Më pas, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kur dy gratë vendosën shami në tokë, dy burrat i sulmuan duke i shkaktuar disa lëndime.

Pesë muaj pas ngjarjes, u zbatuan masat e paraburgimit ndaj dy personave, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Salernos me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase./Dosja.al

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll