Aktualitet

Minatorët sërish protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e statutit të tyre

Protestuesit kërkojnë miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pensioneve të tyre.

30 Tetor 2023, 18:15 Nga f.i
Minatorët sërish protestë para Kuvendit, kërkojnë
minatorët

TIRANË- Teksa në Kuvendin e Shqipërisë pritej të niste seanca e radhës, jashtë ambienteve të Parlamentit një grup minatorësh dhe ish-minatorësh u mbledhën për të protestuar.

Protestuesit kërkojnë miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pensioneve të tyre.Ata kanë kërkuar nga politikanët të mbajnë premtimet dhe të mos gënjejnë minatorët, por të miratojnë statutin e tyre.

Kujtojmë se edhe seancën e kaluar ata protestuan, ndërkohë që disa prej tyre tentuan të hynin në rrethimin e Kuvendit, por u penguan nga policia dhe Garda.

minatorët në protestë

Sondazh

Poll