Aktualitet

Mesazhet në "SKY ECC" /Nis më 6 nëntor gjyqi për mafien shqiptare, mes të akuzuarve autori i vrasjes së Arjan Spahiut

Hetuesit bastisën 114 adresa dhe zbuluan gjashtë laboratorë ku kokaina e importuar në Belgjikë ripaketohej për shpërndarje në të gjithë Evropën.

30 Tetor 2023, 15:48 Nga f.i
Mesazhet në "SKY ECC" /Nis më 6 nëntor gjyqi për
foto ilustruese

BELGJIKË- Më 6 nëntor do të nisë para gjykatës penale në Bruksel gjyqi më i madh i drogës deri më tani në këtë vend, raste të cilat dolën në dritë pasi u dëshifruan bisedat në Encrochat dhe SKY ECC. Mediat e huaja raportojnë se në bankën e të akuzuarve do të jenë 129 të dyshuar, shumë prej tyre edhe shqiptarë, ndërsa 47 prej tyre ndodhen ende në paraburgim.

Gjithashtu në këtë gjyq pritet të gjykohet edhe Abdelwahab G., i cili thuhet se qëndron pas vrasjes së shqiptarit Ardit (Arjan) Spahiu, në Molenbeek në vitin 2020, si dhe një inspektor nga zona e policisë së jugut të Brukselit. Spahiu është kunati i të penduarit të SPAK, Erion Alibej.

Trafiku i kokainës

Më 26 tetor 2021, FGP e Brukselit arriti të çmontojë një organizatë kriminale që dyshohet se ishte aktive në trafikun e kokainës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës. Organizata mendohej se ishte përgjegjëse për marrjen, nxjerrjen dhe ripaketimin e kokainës në laboratorët belg. Droga thuhet se transportohej nga Amerika e Jugut në Evropë në kontejnerë deti dhe avionë privatë dhe eksportohej nga Belgjika në disa vende evropiane.

Hetuesit bastisën 114 adresa dhe zbuluan gjashtë laboratorë ku kokaina e importuar në Belgjikë ripaketohej për shpërndarje në të gjithë Evropën. Policia sekuestroi gjithashtu tonelata produkte dhe materiale të dyshuara si të ngopura me kokainë, një duzinë armë zjarri, 57 automjete, 300 metër kub duhan dhe 1 milion euro cash.

Gjithsej në gjykatën penale janë referuar 129 persona, shumë nga të dyshuarit janë shqiptarë dhe disa janë kolumbianë.

sky ecc arjan spahiu

Sondazh

Poll