Aktualitet

Motra e vajzës së përdhunuar në Vlorë: Ekspertiza mjekësore u krye 5 ditë pas ngjarjes, e gjeta me shkumë në gojë

Po ashtu motra ka thënë se kur ka shkuar në spital pas lajmërimit nga mjeku, e ka gjetur motrën në gjendje kome dhe nxirrte shkumë nga goja. 

30 Tetor 2023, 23:01 Nga I.A
Motra e vajzës së përdhunuar në Vlorë: Ekspertiza
Blendi Fevziu

TIRANË- Motra e vajzës 26-vjeçare që u përdhunua nga disa të rinj në qytetin e Vlorës,  ka treguar se ekspertiza mjeko-ligjore është kryer pas 5 ditësh nga ngjarja. Duke folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan, motra e 26-vjeçares tregoi se ende nuk ka një përgjigje për ekspertizën mjeko-ligjore. Po ashtu motra ka thënë se kur ka shkuar në spital pas lajmërimit nga mjeku, e ka gjetur motrën në gjendje kome dhe nxirrte shkumë nga goja. 

"Nuk ka dalë akoma akt ekspertiza mjeko-ligjore dhe ne nuk kemi marrë një përgjigjie për këtë gjë. Pse nuk u bë ekspertizë që atë natë, apo një ditë më pas, por u bë në krye të 5 ditëve?! Që nuk mund të dalë asgjë, duhet të ishte bërë që në moment. Motra ishte në gjendje kome dhe vetëm shkumë nga goja, as jepte, as merrte. Takova doktorin dhe tha “ka ardhur në gjendje kome, pa ndjenja, ka ardhur në gjendje shumë të keqe. Unë kam bërë të pamundurën për të”, "tha ajo.

perdhunohet 26-vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll