Sport

Xavi vërteton ‘revoltën’ e Gündogan pas “El Clasico”-s dhe e mbështet atë...

Pas ‘akuzave’ të Gündogan ndaj shokëve të tij, Xavi e vërteton atë, duke treguar edhe rëndësinë që ka marrë mesfushori gjerman në skuadër.

30 Tetor 2023, 09:56 Nga DOSJA
Xavi vërteton ‘revoltën’ e Gündogan pas “El

SPANJE - Pas humbjes në “El Clasico” ndaj Real Madridit, mesfushori gjerman Ilkay Gündogan është mërzitur nga reagimi i bashkëlojtarëve në dhomat e zhveshjes dhe këtë e bëri të ditur për shtypin. 

Komentet ndezën shumë debate brenda Barçës, ku disa fjalë mund të ishin interpretuar në rrugën e gabuar. Megjithatë, ai mundi të përfitonte nga mbështetja e stafit teknik që vërtetoi njoftimin e tij në media.

Në të vërtetë, “Sport” bën të ditur, se stafi i Barcelonës konsideron se ai ishte një mesazh i mirë, i cili duhet marrë si pozitiv. Sipas medias spanjole që i referohet Xavit, është gjithmonë mirë që skuadra të ketë në radhët e saj një njeri me përvojë, gjë që shumë shpejt u bë Gündogan, i cili kërkon të verë “rregull” në dhomën e zhveshjes katalanase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll