Sport

“Topi i Artë” 2023, ja si mund ta ndiqni galanë dhe kandidatët për fitimin e trofeve

Edicioni i 67-të i “Topit të Artë” të France Football 2023 zhvillohet të hënën në Paris, në “Théâtre du Châtelet”. Këtu do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me preteendentët e nominuar dhe ceremoninë.

30 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
“Topi i Artë” 2023, ja si mund ta ndiqni galanë dhe

FRANCE - Është një nga mbrëmjet më të pritura të vitit, të gjithë sytë do të jenë te ceremonia e çmimit të “Topit të Artë” të France Football 2023 në “Théâtre du Châtelet” në Paris. 

Përveç “Topit të Artë” për meshkuj dhe femra, mbrëmja gala do të ofrojë edhe çmime të tjera. Do të shpërblehet trofeu “Kopa”, që shpërblen lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç, trofeun “Yachine”, që i jepet portierit më të mirë, çmimi “Socrates” dhe trofeu “Müller” që shpërblen golashënuesin më të mirë.

Pas zbulimit të të nominuarve më 6 shtator, gjatë ceremonisë do të zbulohet edhe emri i fituesit të “Topit të Artë” të France Football 2023, i cili do të pasojë Karim Benzema.

Sulmuesi francez është një nga 30 të nominuarit, në të cilin gjejmë edhe Kylian Mbappé (PSG), Lionel Messi (PSG/Inter Miami), Erling Haaland (Manchester City) dhe Kevin de Bruyne (Manchester City) të cilët janë pretendentë seriozë.

Ashtu si vitin e kaluar, eventi do të prezantohet nga Didier Drogba dhe Sandy Heribert. Nga ora 20:30 deri në 22:10 do të zgjasi ceremonia, me zbulimin e renditjes nga 10 në 1 për “Topin e Artë” për meshkuj dhe fituesit e tjerë (Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa, Trofeu Yachine, Klubi i Vitit, Socrates Çmimi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll