Sport

VIDEOJA virale e Rita Orës duke shijuar ndeshjen e 'Rugby' me tenistin serb, Grenell: E adhuroj këtë!

'E adhuroj këtë', kështu e ka komentuar Grenell videon e bujshme, duke e ripostuar në platformën 'X' nga gazetari Fitim Çeku. 

29 Tetor 2023, 12:32 Nga a.l
VIDEOJA virale e Rita Orës duke shijuar ndeshjen e 'Rugby' me
Rita Ora, Novak Djokoviç

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me postimin që po bën xhiron e rrjetit prej mbrëmjes së djeshme, ku këngëtarja nga Kosova Rita Ora shfaqej pranë tenistit serb Novak Djokoviç duke shijuar në shoqërinë e njëri-tjetrit finalen e Rugby-t. 

'E adhuroj këtë', kështu e ka komentuar Grenell videon e bujshme, duke e ripostuar në platformën 'X' nga gazetari Fitim Çeku. 

Dje, Ora është fotografuar e ulur përkrahë tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe në fytyra e Rita Orës dukej e qeshur. Një moment që jo vetëm i ka zhgënjyer por nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, të cilët kanë ironizuar në rrjete sociale patriotizmin më të cilin Ora është përpjekur gjithmonë ta shesë veten.

rita ora richard grenell novak djokoviç

Sondazh

Poll

Sport 29 Tetor 2023, 10:30

Modric, 500 ndeshje te Real Madridi!

SPANJE - Luka Modric, i cili erdhi në klubin e bardhë në sezonin 2012-13, duhej ta niste ndeshjen në pankinë dhe ishte nj&eum...