Sport

ANKETA/ Jude Bellingham fiton çmimin “Golden Boy”, ylli i Realit dominon në votim...

Jude Bellingham, i cili ishte heroi i Madridit me dy gola në fitoren e së shtunës ndaj Barcelonës në “El Clasico”, do të marrë çmimin “Tuttosport” muajin e ardhshëm.

29 Tetor 2023, 12:30 Nga DOSJA
ANKETA/ Jude Bellingham fiton çmimin “Golden Boy”, ylli i

SPANJE - Jude Bellingham i Real Madridit është gati të marrë çmimin “Golden Boy” 2023 në pak më pak se dy javë, pasi ka fituar votën dërrmuese për vlerësimin e lojtarit të ri më të mirë të vitit.

Bellingham, i cili ishte fituesi i ndeshjes së Madridit në “El Clasicon” e kësaj fundjave kundër Barcelonës, ka larguar lojtarë të tillë si Rasmus Hojlund i Manchester United, Jamal Musiala i Bayern Munich dhe Lamine Yamal i Barcelonës për të marrë trofeun e talentit të vitit.

Organizuar nga botimi sportiv italian “Tuttosport” që nga viti 2003, “Golden Boy” i jepet futbollistit të shquar të vitit kalendarik të futbollit për meshkuj, me bazë në Evropë, nën moshën 21 vjeç. Marrësi i çmimit zgjidhet nga një juri ndërkombëtare gazetarësh.

Bellingham, i cili do të jetë futbollisti i parë që do të fitojë “Golden Boy” ndërsa luan për Madridin, do të kurorëzohet zyrtarisht në një ceremoni në Torino, më 10 nëntor.

Bellingham ndjek hapat e Messit, Mbappé dhe Haaland

20-vjeçari anglez do të pasojë fituesin e vitit 2022, Gavi, i cili ishte lojtari i dytë radhazi i Barçës që fitoi këtë çmim. Shoku i klubit të ‘Blaugranas’, Pedri, ishte fituesi i “Golden Boy” në vitin 2021, i cili gjithashtu është fituar nga yje si Wayne Rooney, Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.

Një kandidat për “Golden Boy” në 2021 dhe 2022, kësaj here Bellingham ka fituar mbi jurinë këtë vit, falë një fillimi të tij të mahnitshëm të jetës në Madrid. Që kur u transferua në “Bernabéu” në një transferim veror prej 103 milionë eurosh nga Borussia Dortmund, ai ka shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e tij të para për ‘Los Blancos’, duke përfshirë një dopietë vendimtare për të siguruar një fitore 2-1 ndaj Barçës të shtunën.

Jude Bellingham do të jetë anglezi i parë që fiton “Golden Boy” që nga Raheem Sterling në vitin 2014.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Tetor 2023, 10:30

Modric, 500 ndeshje te Real Madridi!

SPANJE - Luka Modric, i cili erdhi në klubin e bardhë në sezonin 2012-13, duhej ta niste ndeshjen në pankinë dhe ishte nj&eum...