Sport

'E turpshme'/ Gazetari shpërthen ndaj veprimit të Rita Orës krahë tenistit serb, publikon VIDEON kur Djokoviç thotë: Kosova është Serbi!

Gazetari e ka cilësuar këtë veprim të turpshëm dhe të pa justifikueshëm teksa nga ana tjetër ka postuar një video të tenistit i cili kohë më parë shprehej: Kosova është Serbi dhe kështu duhet të jetë. 

29 Tetor 2023, 12:50 Nga a.l
'E turpshme'/ Gazetari shpërthen ndaj veprimit të Rita
Rita Ora, Novak Djokoviç

Afrimiteti i Rita Orës me tenistin serb Novak Djokoviç në finalen e Rugby-t, nuk është pritur aspak mirë nga bashkëkombësit e saj. Jo vetëm qytetarë por edhe gazetarë kanë 'dënuar' veprimin e këngëtares nga Kosova duke e cilësuar si të 'turpshme', pasi vendi ndodhet në kulmin e tensioneve me Serbinë. 

Një reagim ka ardhur edhe nga gazetari i sportit Arlind Sadiku i cili ka postuar në rrjete sociale dy video nga momenti kur këngëtarja shfaqet e qeshur krahë tenistit serb e hera herës bisedojnë me njëri-tjetrin duke shijuar ndeshjen. Gazetari e ka cilësuar këtë veprim të turpshëm dhe të pa justifikueshëm teksa nga ana tjetër ka postuar një video të tenistit i cili kohë më parë shprehej: Kosova është Serbi dhe kështu duhet të jetë. 

'E turpshme'/ Gazetari shpërthen ndaj veprimit të Rita
Postimi
'E turpshme'/ Gazetari shpërthen ndaj veprimit të Rita
Postimi

novak djokovic rita ora

Sondazh

Poll

Sport 29 Tetor 2023, 10:30

Modric, 500 ndeshje te Real Madridi!

SPANJE - Luka Modric, i cili erdhi në klubin e bardhë në sezonin 2012-13, duhej ta niste ndeshjen në pankinë dhe ishte nj&eum...