Sport

VIDEO/ Pasi luajti për Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, së bashku me Georginan, i bashkohet festës së yjeve të boksit...

Cristiano Ronaldo pak ditë më parë kishte bërë bujë, kur i dhuroi boksierit kamerunas Francis Ngannou një orë me vlerë 120 mijë euro.

29 Tetor 2023, 12:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Pasi luajti për Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, së bashku me

ARABIA SAUDITE - Sulmuesi portugez ishte dëshmitar i fitores së skuadrës së tij të shtunën, ndërkohë që disa orë më vonë, ishte i pranishëm së bashku me partneren Georgina Rodriguez, në një nga ndeshjet më të pritura të boksit ndërkombëtar të vitit.

Cristiano Ronaldo asistoi në fitoren e Al-Nassr në Al-Fayha (3-1) të shtunën, dhe disa orë më vonë, ai ishte i pranishëm në Bulevardin Sala, në kryeqytetin saudit, Riad, për të parë betejën e më të fortëve. Kështu u titullua ndeshja e boksit mes anglezit Tyson Fury dhe yllit të arteve marciale të përziera, kamerunasit Francis Ngannou.

Figura sportive si Cristiano Ronaldo, Rio Ferdinand, Mikey Tyson, Evander Holyfield dhe Roberto Durán, nuk kanë dashur të humbasin eventin unik. Luftëtarët e UFC, si Conor McGregor, Israel Adesanya dhe Kamaru Usman gjithashtut u panë në Sallën e Bulevardit në Riad.

Cristiano Ronaldo pak ditë më parë kishte bërë bujë, kur i dhuroi boksierit kamerunas Francis Ngannou një orë me vlerë 120 mijë euro. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Tetor 2023, 10:30

Modric, 500 ndeshje te Real Madridi!

SPANJE - Luka Modric, i cili erdhi në klubin e bardhë në sezonin 2012-13, duhej ta niste ndeshjen në pankinë dhe ishte nj&eum...