Sport

VIDEO/ Sulmuesi i Leicester, viktimë e një sulmi racist në ndeshjen kundër QPR...

Mësohet se tifozi që kreu sulmin racist do të gjurmohet dhe do të përjashtohet përjetësisht nga stadiumet angleze.

29 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Sulmuesi i Leicester, viktimë e një sulmi racist në

ANGLI - Leicester u largua me “dopietën” nga shtëpia e Queens Park Rangers (2-1) dhe vazhdoi udhçtimin shumë të mirë në kampionat, por ndeshja u prish nga sulmi racist i paturpshëm dhe i trishtë, viktimë e të cilit ishte Steffi Mavididi.

Sulmuesi anglez hapi rezultatin për “Dhelprat” në minutën e 30-të dhe vrapoi drejt tribunës për të festuar. Por më pas, një tifoz i shtëpisë u zhvendos dhe pikërisht përballë tij filloi t'i bënte gjeste, duke u shtirur si majmun.

Videoja e këtij sulmi specifik tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe bazuar në sistemin ligjor anglez, supozohet se ky person pa tru do të ndalohet dhe përjashtohet përjetë nga stadiumet e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll