Sport

VIDEO / Ronaldo sërish protagonist i fitores së Al Nassr, por jo me gol…!

Për sa i përket lojës, pjesa e parë ishte e barabartë, me vendësit që u mbrojtën mirë, duke u lënë pak hapësira Ronaldos me shokë.

28 Tetor 2023, 20:36 Nga DOSJA
VIDEO / Ronaldo sërish protagonist i fitores së Al Nassr, por jo me

ARABI SAUDITE  - Në javën e 11-të Saudi Pro League, Al Nassr fitoi 3-1 në fushën e Al Fayha me dygolëshin e Taliscas dhe rrjetën e Otavios, që bënë të pavlefshëm finalizimin e Al Shuwaish.

Cristiano Ronaldo la shenjën e tij në këtë ndeshje me asistin për golin e parë të shënuar nga ish-sulmuesi i Benfikës.

Përpara se të fillonte ndeshja, Luís Castro, trajner i Al Nassr, mori një lajm të keq: Laporte u dëmtua gjatë nxehjes dhe nuk u aktivizua. Për sa i përket lojës, pjesa e parë ishte e barabartë, me vendësit që u mbrojtën mirë, duke u lënë pak hapësira Ronaldos me shokë.

Me t’u kthyer në fushë për pjesën e dytë, dolën në pah “yjet” e Al nassr. Në minutën e 50-të, Cristiano Ronaldo dha një asist për Anderson Taliscan, i cili gjuajti me këmbën e majtë, duke mposhtur portierin Vladimir Stojkovic.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll